close

FATI I PSP-së: MBETEN DALLIMET PARTIAKE

Zëdhënësit nuk e kanë idenë se për çka bisedohet


“Unë do t’ju drejtoj deri tek grupet punuese, të cilët merren me bisedimet që ata tua tregojnë detajet.”-deklaron Kosta Kostadinov, Zëdhënës i LSDM-së.

“Ne do të përmbahemi tek ajo marrëveshje zotërinjsh dhe nuk do të zbulojmë përmbajtjen.” –shprehet Naum Stoilkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

As vet zëdhënësit e dy partive më të mëdha në vend, nuk e kanë idenë se për çka po bisedojnë grupet e punës që u formuan për të arritur marrëveshje rreth Ligjit për Prokurorinë Publike.  Të dy palët thonë se kanë të drejtë. Njëra thotë që i ka principet e veta, tjetra se nuk do të lejojë që të cenohet shtetit i së drejtës.

E kam patjetër të cek se kemi kritere qartë të ndara… Assesi nuk guxon kjo të shkoj në dëm të shtetit të së drejtës, përkundrazi, Ligji për Prokurorinë Publike duhet të jetë në funksion të shtetit të së drejtës. Për fat të keq, nga ajo që e dëgjojmë nga ekipet e bisedimeve, bëhet e qartë se VMRO DPMNE kërkon amnisti për të gjitha krimet e pushtetit të kaluar. Do të përsëris, si politikan të përgjegjshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk do ta lejojmë.” –vlerëson Kosta Kostadinov, Zëdhënës i LSDM-së.

“Euro integrimet janë të pamundura pa zgjidhje kualitative… Pa Prokuror Publik kualitativ, pa ligj kualitativ për Prokurorinë Publike, pa zbatimin e drejtësisë në Republikën e Maqedonisë.” -thekson Naum Stoilkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, shkurt sot u përgjigj në sms porosi, se dallime thelbësore ende mbeten dhe se nuk ka përparim në bisedime. /Furkan Saliu/