S’ka përparime në negociatat, ekzistojnë dallime të mëdha
Sa filluan të ecin punë në drejtim pozitiv për ligjin për Prokurorinë Publike mes pushteti dhe opozitës…
“Për dallim nga takimi i fundit, për këtë takim nuk mund të them se ishte produktiv.”-deklaroi deputeti i VMRO DPMNE-së Antonio Milloshoski.
“Realisht kemi dallime të mëdha me VMRO DPMNE-në” –shprehet Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.
Opozita thotë se pushteti me asnjë kusht ta jep Villma Ruskoskën dhe ekipin e PPS-së. Deputeti, Antonio Milloshoski, tha se partia e tij propozon që në zgjedhjen e prokurorit që do ta udhëheq sektorin për krim të organizuar dhe korrupsion, të përfshihet edhe komisioni për Zgjedhje dhe emërim.
“Është e qartë se pushteti nuk dëshiron të heqë dorë nga Villma Ruskoska! Është e qartë se Villma Ruskoska është shumë e rëndësishme për ata, që tu shërbej jo si prokurore, por si avokat për shumë persona për të cilët në publik ekziston dyshim se janë pjesë e skandalit të madh “Zhvatja” –vlerësoi deputeti i VMRO DPMNE-së Antonio Milloshoski.
Ministra e Drejtësisë, Renata Deskoska, doli me arsyet e pushteti. Mandati i 27 prokurorëve tjerë republikan të zgjatë sa ai i kryeprokurorit ka kërkuar opozita, me çka nuk pajtohet pushteti. E papranueshme ka qenë edhe kërkesa që të shpërbëhet e gjithë struktura e Prokurorisë Speciale dhe e Prokurorisë për krim të organizuar, për shkak se punëtoret aktual kanë kontrata pune, dhe nuk mund të lihen në rrugë sipas pushtetit. Por dallime kryesore mbeten autorizimet e institucionit të ri rreth lëndëve të hapura nga PPS, si dhe autorizimet në përgjithësi.
“Insistojnë që mos të ketë përcaktim në ligj që e i jep përgjegjësi Prokurorisë së re që t’i ndjek lëndët që dalin nga materialet e përgjuara. Ka dallime edhe për autorizimet të Prokurorisë së re… Tek ata për shembull mungojnë autorizimet për raste që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe votimet, për keqpërdorimin e IPA fondeve, për keqpërdorim të furnizimeve publike, këto autorizime janë të fshira në propozimin e opozitës.”-përfundon ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.
Edhe pse ky takim nuk ishte inkurajues, palët pritet të vazhdojnë me takimet, por pas pushimeve verore. /Furkan Saliu/