Bisedimet do të vazhdojnë
Ende nuk ka një marrëveshje mes shumicës dhe opozitës për Ligjin për Prokurori Publike ku duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së. Edhe pas takimit të fundit në Ministrinë e Drejtësisë mbeten dallimet kyçe rreth statusit të Prokurorisë së Katica Janevës dhe përdorimi i “bombave” si dëshmi në gjykatë.
Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska pas takimit të grupeve të punës ka deklaruar se mbeten dallimet rreth statusit të PSP-së dhe përdorimit të audio materialeve. Deskoska shpreson se deri në fillimin e procesit zgjedhor, ligji do të miratohet, por mbetet në qëndrimin se Qeveria nuk do të heq dorë nga pozicionet e saj.
“Këto janë dallimet kyçe që realisht në konceptin e qeverisë duhet të sigurojnë një PSP stabile që do të ketë ingerencat e saja, garanca në kryerjen e kompetencave, kështu që kjo pjesë tashmë është vënë në strategjinë e reformave në gjyqësor ku edhe kemi përkrahje nga Brukseli.” tha Renata Deskoska – Ministre e Drejtësisë.
Përfaqësuesi i opozitës në grupin e punës ka deklaruar se dallimet mbeten, por se ekziston disponimi që takimet e këtij formati të vazhdojnë.
“Këmbyem mendime, mbeten dallimet serioze në interpretimin e përmbajtjes së propozim-ligjit për prokurorinë, por gjithashtu u konfirmua se ekziston disponimi për konsultime të mëtutjeshme, me qëllim që të investojmë përpjekje të përbashkëta për të arritur një përparim të caktuar dhe një zgjidhje të mundshme.” deklaroi Antonio Miloshoski – VMRO-DPMNE.
Në këtë takim u bisedua për 65 amendamentet e VMRO-DPMNE-së për Ligjin për Prokurorinë Publike. Nga kjo parti thonë se njëzet prej tyre janë thelbësore kurse të tjerët janë teknike. /Klan Maqedoni/