Klubi do të organizojë festë të madhe lamtumirëse
Në skuarën e Bajernit të Munihut mbyllet zyrtarisht epoka e dy yjeve të futbollit Arjen Robben dhe Franck Ribery. Klubi gjerman nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, konfirmoi largimin e të dy futbollistëve nga skuadra në fund të sezonit pas një dekade që i pa ata protagonistë absolutë për skuadrën bavareze.
Ndërsa Rummenigge u shpreh: “Franck dhe Arjen janë futbollistë të shkëlqyer. Bayern u detyrohet shumë të dyve dhe do të përgatisë për ta një festë të madhe lamtumire. Janë maestrot e dhjetëvjecarit më fitues në historinë e klubit”.
Me këto dy futbollist në radhët e tij, Bayern Munchen ka fituar tituj të shumtë, mes të cilëve edhe Ligën e Kampioneve në vitin 2013.
Arjen Robben ka 19 tituj të fituar me fanelën e skuadrës bavareze, ndërsa 22 janë trofetë e fituar nga Ribery. Holandezi ka 305 ndeshje me Bayern e 143 gola, ndërsa francezi 414 ndeshje me 121 gola. Bayernit tani i duhet që të gjejë zëvendësuesit për këta dy futbollist të cilët i kanë dhënë shumë klubit bavarez. /Agjencitë/