close

FC SHKUPI VAZHDON PËRGATITJET NË BOLLU

Skuadra e FC Shkupit sot në orët e mëngjesit ka udhëtuar drejt kampit stërvitor Bollu të Turqisë, ku do të zhvillohet faza kryesore e përgatitjeve për ndeshjet e para kualifikuese të Ligës së Evropës. Skuadra bardhekaltër në Bollu të Turqisë do të jetë nga 24 qershori deri më 10 korrik dhe sipas të gjitha gjasave edhe udhëtimi për në Jereven do të jetë direkt nga Turqia.

Gjatë kësaj faze skuadra do të zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese, ndërsa deri më tani është konfirmuar takimi me ekipin rumun, CSM Politechnika IASI nga Rumania, ndeshje kjo që do të luhet më 4 korrik në Bollu të Turqisë.

Ekipi menaxhues është në kërkim të ndeshjeve tjera kontrolluese, duke dashur që të gjejë kundërshtar sa më të fortë, për të parë dhe formën reale të skuadrës. Ndërkohë që skuadra nga Çairi deri në këtë pjesë të afatit kalimtar ka angazhuar disa përforcime si Mevlan Tairin, Fatjon Jusufin, Bojan Georgieskin, Darko Ilievskin dhe tre futbollistë nga Senegali. /Shaban Sinani/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!