Federata reagon për CR7

Institucioni portugez i futbollit hodhi poshtë lajmet se ka krisje mes kapitenit dhe trajnerit Santos

Federata Portugeze e Futbollit ka hedhur poshtë zërat se kapiteni Cristiano Ronaldo kërcënoi se do të largohej nga Kupa e Botës pas një bisede me trajnerin Fernando Santos.

Sipas gazetës portugeze “Record”, Ronaldo i tha trajnerit të luzitanëve se do të linte grupin, pasi u informua se do ta niste nga stoli në takimin e të 16-ve ndaj Zvicrës.

Pas fitores 6-1 të portugezëve, kapiteni u qetësua dhe vendosi të mos braktiste grupin, pasi kjo do të ndikonte negativisht tek ekipi.

Por sipas qeverisë portugeze të futbollit, nuk ka pasur krisje mes CR7 dhe trajnerit Santos dhe kapiteni është i përkushtuar në ekip.

Portugalia do të luajë në çerekfinale kundër Marokut ditën e shtunë, e dëshiron që ta fitojë trofeun më të rëndësishëm të planetit në futboll.

Një ditë pas sfidës ndaj helvetëve, sulmuesi 37 vjeçar nuk u stërvit me grupin e futbollistëve zëvendësues, por zgjodhi që të punonte veçmas në palester. Një gjë e tillë solli reagime, ndërsa u aludua për qejfmbetje të lojtarit.

Me vendimin për ta lënë në stol, Fernando Santos i dha fund ecurisë prej 31 ndeshjesh si titullar në turnetë ndërkombëtarë.

Kapiteni për herë të fundit e kishte nisur një sfidë nga stoli në vitin 2008 në kampionatin europian, në takimin ndaj Zvicrës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share