close

FERNANDO TORRES PAS 18 VITEVE NDAHET NGA FUTBOLLI

Pas 18 viteve nga terreni i gjelbërt largohet sulmuesi spanjoll 35 vjeçari Fernando Torres. Ai në njoftimin e tij për tërheqjen nga futbollit do ta bëjë zyrtare të dielën e ardhshme në një konferencë për shtyp në Tokio: “Kam diçka shumë të rëndësishme për të lajmëruar. Pas 18 vitesh emocionuese, ka ardhur koha t’i jap fund karrierës sime në futboll. Të dielën e ardhshme, në orën 23:00, ora 10:00 në Japoni, unë do të mbaj një konferencë për shtyp në Tokio për të treguar më shumë detaje”, me këto fjalë Fernando Torres njoftoi vendimin për t’u tërhequr nga futbolli.

I njohur me nofkën “El Nino”, sulmuesi spanjoll mbyll karrierën tek skuadra e Sagan Tosu. Në karrierën e tij, Torres ka luajtur në 706 ndeshje, ku ka shënuar 252 gola dhe ka shërbyer 73 asiste. Ai do të mbahet mend për Kupën e Botës të fituar me Spanjën në vitin 2010, ndërsa në sukseset e tij ndodhet një Liga e Kampionëve e fituar me Çellsin, dy herë kampion Europe me Spanjën, dy Liga Europa me Atletico Madrid dhe Çellsin dhe një FA Cup po me Çellsin.

Në sezonin 2011-12 u shpall golashënuesi më i mirë në Kupën e Konfederatave me 5 gola, po ashtu ndodhi në Euro 2012, ku ai u shpall sërish golashënuesi më i mirë me 3 gola. /Agjencitë/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!