close

“Feron e ka zënë karma ime”, Melinda Ademi habit me deklaratën në ‘Zemër Luana’!

Reperja e njohur Melinda Ademi ka qenë e ftuar në emisionin “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës në Tv Klan.

Kjo ka qenë hera e parë që Melinda merr pjesë në një format të tillë në Shqipëri.

Si çdo reper që vjen në “Zemër Luana” as ajo nuk i ka shpëtuar lojës “S’më dridhet qerpiku” e njohur ndryshe si “Paintball”, një lojë e krijuar nga vetë Luana që në “Shiko Kush Luan”. Pyetësori i Melindës ka qenë i ndërtuar në bazë të këngëve të Melindës, edhe pse një ndër pyetjet ka qenë:

Cilin prej personazheve në tabelë mendon se e ka zënë karma jote sepse nuk është sjellë siç duhet me ty?

Melinda pa u menduar ka qëlluar Feron, duke nënkuptuar se Fero nuk qenka sjellë edhe aq mirë kundrejt reperes. Gjithësesi ajo nuk ka dhënë asnjë koment më tej, përsa i përket arsyeve./tvklan.al

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!