close
880x495_cmsv2_a8a8da6a-802c-5dd7-a3b9-bd2111864194-3674486

Shpërblehen filma me përmbatje politike dhe sociale


Kryetari i jurisë së festivalit të filmit në Berlin, Zhyliet Binosh mbrëmë ia ndau shpërblimin kryesor regjisorit izraelit, Nadav Lapidit për filmin “Sinonimet”.

Filmi rrëfen për një ish-luftëtar izraelit i cili përpiqet të fsheh prejardhjen e tij pasi shpërngulet në Francë. Bëhet fjalë për përvojën personale të regjisorit Lapid dhe për hulumtimin e konceptit të identitetit kombëtar dhe kulturor.

“E vetmja punë që më intereson është e vërteta momentale: të shkohet sa më thellë në momentin e pikërishëm, dhe ne kemi vepruar në këtë mënyrë, thotë Lapid.

Shpërblimi ‘Arusha e Argjentë’ nga juria e festivalit iu nda regjisorit francez Fransua Ozon për filmin e tij “Grace a dieu”. Ky është një rrëfim i vërtetë i keqtrajtimit të fëmijëve nga ana e murgjëve të kishës katolike franceze. Bëhet fjalë për reagimin e një shoqate për viktimat e keqtrajtimit, pasi estabilishmenti katolik është përpjekur ta fsheh të vërtetën për atë që murgjët vite me radhë e kanë bërë.

“Është e komplikuar, do të mendoja dy herë se a do ta bëja këtë përsëri. Sepse kishte rezistencë të madhe, shumë reagime të dhunshme nga njerëzit të cilët nuk duan që ky film të shfaqet. Kjo është një betejë e pandërprerë edhepse nuk është fare e njëjtë me atë që kanë përjetuar viktimat e vërteta”

Shpërblimin si aktore më e mirë e mori Kong Mei, ndërsa për aktor më të mirë u shpall Vang Xhingçun, për rolin në filmin ”Lamtumirë bir” të regjisorit kinez Ksao -Shuai. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor jeta e të cilit shndërrohet në përditshmëri të trishtë pas humbjes së djalit të vetëm.

Kritikët e filmit vlerësojnë se festivali i sivjetëm i filmit kaloi në shenjën e veprave me përmbajtje politike dhe sociale, të autorëve të fuqishëm dhe të përkushtuar, veprat e të cilëve nuk janë vetëm argëtim.

Filmi i Maqedonisë “Zoti ekziston, emrin e ka Petrunia” i Teona Strugar Mitevskës, i mori shpërblimet e jurisë egumenike dhe të shoqatës së kinemave gjermane për filma autorialë, shpërblime paralele këto me berlinalen të cilat i ndajnë juritë e pavarura. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia