Festivali tradicional Mbarëkombëtar i Teatrit “Moisiu”, këtë vit mbahen për her të par në Shkup

Më 16 nëntor, të mërkurën, fillon Festiali Mbarëkombëtar I Teatrit “Moisiu” dhe trupa e parë që do të zë skenën është ajo e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë me shfaqen “Ivanovi” të autorit Chehov dhe regji të Hervin Çulit, të gjitha shfaqet fillojnë në orën 19.00.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“I kemi vendosur oraret në orën 19, dhe më mirë se psh ”Ivanovi” që do ta hapë festivalin është shfaqe e gjatë, me dy pushime, të ngopesh…pastaj ke kohë mbrapa, pihet një kafe bëhet një diskutim, hahet darkë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ivanovi” është shfaqja e parë e cila do ta hapë Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove “Moisiu”, në regji të Hervin Çulit, I cili, gjithashtu është edhe drejtor I Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe thotë që autori Chehov është dashuria e tij dhe ka punuar tre shfaqe të tij.

“Nuk e di a jam chehovian po e dua shumë si autor, kam punuar tre vepra të tij, para gjashtë vitësh kam vënë “Tri motrat” e kjo është vepra e tretë e Chehovit. Është një autor që është pranë shijeve të mia estetike, pranë natyrës time njerëzore, si me thënë, unë jam një cik vetëshkatërrues” thotë regjisori dhe drejtori I Teatrit Kombëtar në Shqipëri, Hervin Çuli në Happy Day.

Ka shumë festivale teatri nëpër shqiptari por nuk e kanë dobinë e duhur pasi bëhen më shumë festivale sesa shfaqe, thotë drejtori I Teatrit Kombëtar të Shqipërisë Çuli. Ai shton se për “Moisiu-n” është më e rëndësishme mbarëvajtja sesa cmimet.

“Shpiket nga një emër dhe bëhet festival, ka 10-15 festivale ku qarkullojnë po ato shfaqe, marrin cmime herë te njëri herë të tjetri, ka cmime më shumë se aktorë” thotë drejtori I Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Çuli.

“Kam përshtypjen që në këtë rast është bërë me ftesa, mund të ketë edhe për publikun ftesa, kam përshtypjen që këtu njerëzit janë teatërdashës, ka shumë të ftuar por pjesa më e madhe I është lënë komunitetit artistic, meqë jemi Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, do ketë shumë prurje, shumë të ardhur dhe me kaq do mbushen salat” thotë Çuli në Happy Day.

Historia e Festivalit Mbarëkombëtar I Teatrit ka filluar në vitet 90’ dhe përgjithsishtë ka qenë Tirana qendra, por pastaj u ndërpre për shkaqe të vendimeve shtetërorë, thotë drejtori I Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Hervin Çuli I ftuar në Happy Day.

“U ndërpre për faktin se shteti, gjithmonë, kur I ndërpret fondet, të parat I ndërpriten kulturës dhe kështu hiqe këtë e atë, u hoq e tëra e sna ngeli gjë, prandaj u ndërpe festivali në atë kohë” thotë drejtori I Teatrit Kombëtar të Shqipërisë Çuli. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Zekiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share