close

FETAI: OPOZITA TË JETË KONSTRUKTIVE NDAJ SFIDAVE TË VENDIT

Partitë politike ta luftojnë gjuhën e urrejtjes


Zhvillimet e fundit rreth negociatat për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme arlamentare i ka komentuar edhe profesori universitar Milaim Fetai. Ai me mesazh se forcat politike në vend, në vecanti opozita duhet të jetë më konstruktive ndaj sfidave që e presin këtë vit vendin.

Fakti që kryeministri Zaev dhe lideri i opozitës kanë folur për zgjedhje të reja, vitin e ardhshëm, flet për fillim të parakohshëm të fushatës. Profesori universitar dhe analisti politik Milaim Fetai thotë se opozita duhet të ketë një rol konstruktiv ndaj sfidave që presin vendin në aspekt të integrimeve euroatlantike, reformave në gjyqësor, dhe çuarjen deri në fund të aferës më të re të zhvatjes.

Ka pasur thirrje nëpër rrjetet sociale të cilat nga ekspertë të fushës cilësohen si të mbushura përplotë gjuhë të urrejtjes që prek edhe raportet ndëretnike po edhe interetnike, brenda maqedonase. Profesori Fetai thotë se dukuria e gjuhës së urrejtjes duhet të eliminohet nga partitë politike.

Profesori Milaim Fetai shprehet optimist se dy forcat më të mëdha politike në vend do të arrijnë t`i tejkalojnë dallimet në negociatat për Ligjin për Prokurorinë Publike me qëllim, siç thotë, vendi të jetë i gatshëm për të marrë datën e negociatave dhe të anëtarësohet në NATO. /Klan Macedoni/