close
Sport

FFK: KOSOVA ME FANELLË SPECIALE NDAJ ANGLISË

Fanella e Kosovës

Federata e Futbollit në Kosovë ka prezantuar mbrëmjen e djeshme fanellën me të cilën “Dardanët” do të luajnë në ndeshjen vendimtare eliminatore përballë Republikës Çeke, ndërsa sot një fanellë speciale për takimin me Anglinë.

FFK-ja që nëpërmjet postimeve në faqen zyrtare dhe në rrjetet sociale ka prezantuar dy fanellat që “Dardanët” do të veshin në dy takimet e fundit eliminatore të Euro 2020-ës.

Kujtojmë që Kosova do të luajë në Republikën Çeke më 14 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë do të presë Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Përfaqësuesja “Dardane” është pretendente për një vend në Europian, por natyrisht që vendimtare do të jetë transferta çeke. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia