close

FFM: ANGELLOVSKI PUBLIKOI LISTËN ME 23 FUTBOLLISTË

Ndeshja Izrael – Maqedoni luhet më 5 shtator


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski sot në hapësirat e FFM-së, para medimeve të pranishme publikoi listën me 23 futbollistët në të cilët do të llogarisë në dy ndeshjet e radhës me Izraelin dhe Letoninë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Për dy ndeshjet në transfertë kundër Izraelit dhe Letonisë ekipi përfaqësues do të udhëhiqet nga kapiteni Goran Pandev, ndërsa për herë të parë ftesë merr sulmuesi i Nimes së Francës, Vllatko Stojanovski.

Pas publikimit të listës së futbollistëve për ndeshjet e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut kundër Izraelit dhe Letonisë, seleksionuesi Igor Angellovski foli për zgjedhjen e tij dhe pritjet nga përballjet e radhës.

Në listë nuk ka ndryshime më të mëdha, kryesisht janë lojtarë që përfshihen në përfaqësuese prej fillimit të ciklit eliminator. Stefan Ristovski nuk është në kombinim shkaku i lëndimit, ndërsa Ferhan Hasani ende nuk ka zgjidhur çështjen e klubit të ri ku do të luajë. Në interes të futbollit vendor vendosëm se në këtë moment Darko Çurlinov më mirë është të jetë pjesë e përfaqësueses U21, por padyshim se llogaris te ai për të ardhmen. Mundësi për paraqitje do të kërkojë edhe debutuesi, Vllatko Stojanovski, i cili ishte golashënuesi më i mirë i edicionit të kaluar në elitën e futbollit vendor. Kthehen Triçkovski dhe Spriovski, me ne do të jetë edhe Doriev i cili ka pasur ftesa edhe më herët“, u shpreh seleksionuesi Angellovski.

Seleksionuesi theskoi se do të ishte tepër i kënaqur nëse nga këto dy ndeshje ekipi kthehet me tri pikë. Grumbullimi i ekipit do të bëhet të hënë në mesditë, ndërsa të martën në orët e hershme të mëngjesit do të udhëtohet për në Izrael. Ndeshja Izrael – Maqedoni luhet më 5 shtator në Beer Sheva, kurse pas katër ditëve udhëton në Daugava ndaj Letonisë. /Shaban Sinani/