Angelovski publikoi listën me 23 lojtarë
Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, shpalosi listën për përballjet e ciklit eliminator të muajit mars, përball Letonisë dhe Sllovenisë. Në listën e Angelovskit mungon Arian Ademi, i cili për shkak të lëndimit, nuk ishte ftuar, ndërsa emra të ri janë Darko Çurlinov, dhe Kire Markovski. Seleksionuesi Igor Angelovski theskoi se nuk ka planifikuar të bëjë ndryshime të mëdha në krahasim me listat e mëparëshme.
“Mendoj se ne jemi ekip kompakt. E dimë se çka dëshirojmë. Të përgatitur hyjmë në këtë dhe jemi gati të futemi në këto kualifikime, dhe fokusi i parë është Letonia. Hyjmë me qëllim që të fitojmë dhe të startojmë me tre pikë. Kjo përbërje është 95 për qind e njëjtë si ajo në Ligën e Kombeve, me atë q kthehen Darko Vellkovski, ndërsa Markovski dhe Çurlinov dallohen me moshë të re dhe cilësi. Nga ana Arijan Ademi kishte një operacion katër ditë më parë dhe ai bie nga kombinimi, ndërsa Spirovski dhe Trickovski janë në pikëpyetje dhe ditëve në vijim do të dimë se mund të llogarisim në to apo jo “, tha Igor Angelovski
Grumbullimi i përfaqësueses A të Maqedonisë është caktuar më 18 mars ditën e hënë, në orën 12:00 në hotelin ‘Grand Plazza’ në Shkup. Ndeshja e parë Maqedonia e Veriut – Letonia luhet më 21 mars, në Shkup, ndërsa më 24 mars në Lubljanë takohen Sllovenia – Maqedonia e Veriut. /Shaban Sinani/