close

FFM: HIDHET SHORTI PËR KAMPIONATIN E RI

Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut u hodh shorti për orarin e ndeshjeve në Ligën e Parë  për kampionatin 2019/2020. Kampionati i ri starton më 10 gusht, ndërsa do të garojnë gjithsej 10 skuadra. Para hedhjes së shortit kryetari i FFM-së Muhamed Sejdini përshëndeti përfaqsueset e klubeve dhe mediat e pranishme:

Detyra jonë është që të rauajmë imazhin dhe vlerat e futbollit tonë dhe të punojmë që të jetë më i suksesshëm dhe më popullar. FFM mbetet servis i klubeve në përmirësimin e imazhit dhe sa është e mundur prezentimi sa më i mirë në ligën vendore” -tha pos tjerash kryetari i FFM-s Muhamed Sejdini.

Shorti deshi që në hapjen e këtij edicioni më 10 gusht, në ora 17:30 të takohen:  Renova – Sileksi, Struga Trim Lum – Rabotniçki, Shkupi – Boreci, Akademija Pandev – Shkëndija dhe Vardari -Makedonija Gj.P. /SAhaban Sinani/