Seleksionuesi i reprezentacionit U-21, të Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski sot në hapësirate FFM-së para mjeteve të informacionit publikoi listën e futbollistëve për ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Europian 2021, kundër Ishujve Faroe.
Milevski për ndeshjen në fjalë ka të ftuar 25 futbollistë prej të cilëve 14 lojtarë lujanë jashtë vendit, ndërkaq debutues në reprezentacionin U-21 janë Tomçe Grozdanovski, dhe portieri i Akademija Pandevit David Denkovski. Ndeshja do të zhvillohet më 10 shtator në qendrën stervitore “Petar Miloshevski” në Shkup. /Shaban Sinani/