close

FFM: MUHAMED SEJDINI PRITI AGIM ADEMIN

Takimi u zhvillua në hapësirat e FFM-së


Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, kryetari i FFM-së Muamed Sejdini me bashkëpunëtorët e tij, në takim pune priti delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës, të kryesuar nga presidenti Agim Ademi.

Përfaqësuesit e të dy federatave gjatë takimit shkëmbyen përvojat në lidhje me organizimin e garave dhe të investimeve në infrastrukturë dhe këtë takim e shfrytëzuan për të riafirmuar bashkëpunimin e shkëlqyer dhe respektin reciprok. Me këtë rast kryetrai i FFK-së edhe njëherë ka përgëzuar Muhamed Sejdinin për zgjedhjen e tij në kreun e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Pas takimit ai pos tjerash ka deklaruar se “për Federatën e Futbollit të Maqedonisë ne dëgjojmë shumë gjëra pozitive në takime apo seminare të ndryshme të organizuara nga UEFA dhe FIFA, është e qartë se me punën tuaj besimi është i merituar dhe nuk kemi dyshim se kjo qasje do t’ju sjellë rezultate të mira dhe punë të suksesshme në të ardhmen. Shpresoj që nga përvoja juaj dhe ne si një federatë e re do të përdorim shumë gjëra “ka thënë ai

Nga ana tjetër kryetari i FFM-së Muhamed Sejdini në cilësin e nikoqirit, ka falënderuar kreun e Federatës së Kosovës për vizitën dhe ka premtaur bashkëpunim. “Kjo është një mundësi e madhe për të shkëmbyer përvojat në lidhje me organizimin e garave, infrastruktura e futbollit, por edhe për të folur për problemet specifike me të cilat ballafaqohemi këtu në Maqedoni dhe Kosovë. Unë jam i bindur se në të ardhmen bashkëpunimi ynë do të thellohet dhe do të jetë e dobishme për të dy federatat”-ka deklaruar kryetari i FFM-së Muamed Sejdini. /Shaban Sinani/