close

FFM: TETË EKIPE ME LICENSË PËR GARAT EUROPIANE

Komisioni për licensim refuzoi ankesën e Vardarit


Komisioni për Licensim pranë FFM-së në bazë të kërkesave dhe dokmuneteve të dorëzuara nga klubet e Ligës së Parë për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Europa që organizohen nga ana e UEFA-së për sezonin 2019/2020, mori vendim që t’i jepet licensë për pjesëmarrje të klubeve si vijonë: Shkëndija, Renova, Shkupi, Sileksi, Akademija Pandev, Rabotniçkit, Makedonija Gj.P dhe Bellasicës. Dy skuadrave, Vardarit dhe Pobedës së Prilepi nuk i jepet licensë për pjesëmarrje në garat e UEFA-së për sezonin 2019/2020 për klubet.

Pas vendimeve të Komisionit për Licensim, KF Vardar SHA – Shkup ankimoi vendimin në Komisionin e ankesave për licensim. Komisioni i ankesave për licencim pasi që shqyrtoi ankesën e refuzoi si të pabazë dhe konfirmohet vendimi i Komisionit për Licensim. Ky vendim është i përfundimtar. /Shaban Sinani/