close

FFM: “URREJTJA NUK LUAN NË TERRENIN TONË”

Federata e futbollit e Maqedonisë reagon ashpër për rastin e fundit që i ndodhi anëtarit të reprezentacionit, Ezgjan Alioski.

Lidhur me këtë ngjarje në reagimin e FFM-së pos tjerash thuhet: “Të gjithë reprezentuesit të cilët me krenari mbajnë fanellën e ekipit përfaqësues janë ambasadorët tanë më të mëdhenj dhe meritojnë respekt maksimal!”

FFM bënë apel se : “Urrejtja nuk luan në terrenin tonë”! Ta largojmë atë edhe nga rrethi ynë!

Gjithashtu nga institucionet përkatëse kërkojnë të reagojnë në mënyrën e duhur për ngjarje të këtilla të pahijshme, me qëllim që të njëjtat asnjëherë mos të përsëriten. /Shaban Sinani/