Bashkëpunimi me Igor Angelovskin deri më dhjetor 2020
Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 7 dhe 10 qershor vazhdon eliminatoret për kualifikim në EURO 2020. Ekipi nën drejtimin e trajnerit Igor Angelovski nga data 27 maj së bashku me 19 lojtarë, vazhdon senacat e rregullta stërvitore deri më 3 qershor kur do të jetë me përbërje të kompletuar me Goran Pandevin, Arijan Ademin, dy portierët Damjan Shishkovskin dhe Dejan Ilievin. Dy futbollistët e reprezentacionit Egzon Bejtullai dhe Kërste Velkovski për Klan Maqedoni theksuan se atmosfera në grup është e shkëlqyer dhe të gjithë shpresojnë rezultate pozitive.
“Jemi duke stërvitur me intensitet të lartë dhe mendoj se për dy ndeshjet me Polonin dhe Austrinë do të jemi në nivelin e duhur. Atmosfera është shumë e mirë, si kolektivi, njihemi mirë njëri me tjetrin dhe mendoj se është një atmosferë pozitive.”-tha Egzon Bejtullai – Futbollist i Reprezentacionit.
“Para se gjithash mendoj se vërtet na presin ndeshje të rënda me Poloninë dhe Austrinë. Atmosfera ashtu siç e shihni është e shkëlqyeshme. Momentalisht përgatitemi për ato ndeshje. Gjithsesi se presim të na bashkëngjiten edhe disa futbollist. Jemi të vetëdijshëm se çfarë demethënie kanë këto ndeshje dhe gjithsesi se të përgaitur i presim dhe shpresojmë në rezultat pozitiv.” -shprehet Krste Velkovski – Futbollist i Reprezentacionit.
Nga FFM-ja kanë njoftuar se nga dita e sotme kanë vazhduar bashkëpunimin me sekleksionuesin Igor Angelovski deri më dhjetor të vitit 2020. Ndeshja e radhës kualifikuese kundër Polonisë do të zhvillohet më 7 qershor, ndërsa me Austrinë më 10 qershor në arenën “Toshe Projeski” me fillim në orën 20:45. /Shaban Sinani/