Ndeshja me Letoninë luhet më 21 mars
Përfaqësuesja ‘A’ e Maqedonisë së Veriut, ashtu siç e kishte planifikuar, prej mbrëmë i ka filluar përgatitjet për ndeshjen e parë të eliminatoreve EURO 2020 kundër Letonisë. Kjo ndeshje do të luhet më 21 mars në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup. Në senacën e dytë stërvitore përfaqësuesja jonë ka punuar me formacionin e kompletuar pa Triçkovskin dhe Stefan Spirkovskin që janë të lënduar. Futbollisti Visar Musliu shprehet optimist se përfaqësuesja do të vazhdon rrugëtimin e sukseseve.
“Nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur, por jemi të koncentruar maksimalisht për kualifikimet e reja. Besoj se do të vazhdojmë aty ku ngelëm në Ligën e Kombeve dhe besoj se mund të nxjerrim nga këto kundërshtar rezultate mjaft pozitive për ne” deklaroi Visar Musliu futbollsti i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut.
Optimimizëm të theksuar ka pohuar edhe futbollisti ri në reprezentacion, Darko Çurlinov:
“Ekipi është i përgatitur, shpresojmë në rezultate pozitive. Fillimisht jemi të koncentruar për ndeshjen kundër Letonisë e pastaj do të koncentrohemi për ndeshjen me Slloveninë. Letonia vjen e para për të cilën jemi fokusuar.” tha Darko Çurlinov-Futbollist i Reprzentacionit.
Në ndeshjen kundër Letonisë kpiteni Goran Pandev luan ndeshjen jubilare të 100-n me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Stërvitjen e parë të reprezentacionin nga afër e ka ndjekur edhe kryetari i ri i FFM-s, Muhamed Sejdini. Seanca e radhës stërvitore do të zhvillohet të martën. /Shaban Sinani/