close
Sport

FIFA ANULON KUALIFIKIMET AFRIKANE PËR “KATAR 2022”

4E8CD159-F73E-41EB-8508-23B17F9EA9AF

PANDEMIA E KORONAVIRUSIT SHKAKU I ANULIMIT


Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka njoftuar sot se kualifikimet për Kupën e Botës “Katar 2022” për kontinentin e Afrikës që duheshte të zhvillohen në qershor  janë anuluar për në vjesht  apo në pranverën e vitit  të ardhshëm për shkak të  pandemisë  së koronavisrusit.

“Mund të konfirmojmë se, së bashku me Asociacionin Afrikane të Futbollit, kemi vendosur të shtyjmë kualifikimet kontinentale për shkak të problemeve aktuale të shkaktuara nga pandemia Covid-19 dhe dëshirës për të siguruar kushte optimale për lojës” ka njoftuar  FIFA.

Në kontinentin e Afrikës  në kualifikime garojnë 54 vende ,që luftojnë për pesë vende në Kupën e Botës që është planifikuar të mbahet në fund të vitit 2022 në Katar./ Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia