Federata botërore e futbollit FIFA ka zgjedhur emrat që do të garojnë për trofeun individual, dhe bie në sy se mes kandidatëve janë plot 3 argjentinas. Natyrshëm në listë është favoriti numër 1 Jurgen Klop që fitoi Ligën e kampioneve me Liverpulin. Trajneri karizmatik shihet si ai që do të triumfojë për pankinën e vitit.
Por kuota të larta ka gjithashtu Marselo Gajardo, fitues Kupës Libertadores me River Plejtin, Rikardo Gareka që çoi Perunë në finalen e Kupës së amerikës, apo Pep Guardiola që rrëmbeu titullin dhe dy kupa në Angli me Mançester Sitin.
Emrat tjerë të njohur që garojnë për çmimin e trajnerit të vitit janë Poçetino finalist në Ligën e Kampionëve me Totenhemin, Fernando Santos që fitoi Ligën e Kombeve me kombëtaren portugeze, trajneri i Ajaksit Ten Haag, si dhe seleksionerët e Algjerisë, Francës dhe Brazilit. Bie në sy se asnjë nga shkolla italiane e trajnerëve nuk është përzgjedhur në listën finale për pankinën e vitit.
Fituesi do të shpallet në një mbrëmje gala’ në Milano në 23 shtator. /Agjencitë/