close
KultureVendi

FILARMONIA E KOSOVËS HAP “VERËN KULTURORE TETOVARE”

FEEC78F6-A5A7-4DE6-855F-072C96E3CD89

AGJENDA E MANIFESTIMIT DIKTOHET NGA SITUATA ME COVID-19


Filharmonia e Kosoves nen dirigjimin e Agona Çupit hapi edhe zyrtarisht edicionin e tetë të manifestimit tashmë tradicional “Vera Kulturore Tetovare”. Drejtori artistik Jeton Pustina për KlanMaqedoni theksoi që agjenda e këtij edicioni ende nuk është definititve për shkak të situatës me Covid-19.

JETON PUSTINA – DREJTOR ARTISTIK 

“Vendosëm ta fillojmë me ditën e fëmijëve me një koncert online që e kishim organize me nxënësit të cilët kanë fituar çmime në festival të ndryshme e përgaditur nga profesoresha Teuta Alimi Selmani dhe vazhduam dmth me hapjen zyrtare që e bëmë me Filharmonë e Kosovës. Në fakt Filharmonia është një nga institucionet më prestigjioze kulturore  të shqiptarëve të Maqedonisë.”

Në një program të larmishëm me veprat e kompozitorëve botërorë dhe shqiptar u prezantua dirigjentja Agona Çupi. Sipas saj rikthimi pas një pauze sjell ndjenja të përziera nga entuziazmi i interpretimit.

AGONA ÇUPI – DIRIGJENTE 

“Ndjenjat janë të përziera, sigurisht është kënaqësi shumë e madhe të rrikthehemi sërish pas një pauze pak më të gjatë që e kemi pas, gjithashtu janë sfidat e veta, ka sfidat e veta në aspektin e kondicionit dhe të mbajturit prova rikthimi e gjitha këto por besoj se me entuziasmin e interpretimit dhe të qenurit përsëri në skenë e gjitha kalohet”

Për artistët përformues viti që lam pas ishte i vështirë por së shpejti shpresojnë që ti rrikthehen normalitetit dhe ky institucion të funksinoj normal.

ADOREL HAXHIAJ – VIOLONÇELIST

“Po sigurtisht që pandemia ka bërë të veten por në Tetovë ne jemi shumë mirë shumë ngrohtë dhe asnjëhere nuk na duket si hera e parë gjithëmonë na duket se ne jemi të Tetovës ashtu ndjehemi sepse mikpritja është shumë e mirë edhe sa I përket pandemisë kjo është diçka botërore kështuqë e përballuam edhe neve ashtu si plot shtete të tjera”.

PATRIS BERISHA – BATERIST 

“Artin e ka dëmtuar shumë se nëse nisemi prej faktit një artist në përgjithësi jemi mësu me qenë aktiv me kriju me u paraqit nëpër koncerte n aka dëmtu ma shumë anën psiqike që kemi mendu se kur do fillojmë tash koncertet se neve na mungon kjo rutinë kjo është ushqimi I shpirtit për të gjithë artistat për gjithë profesionistat për të gjitha lëmitë posaqërisht për këtë lloj të muzikës që ne e kultivojmë “.

Ndryshe edicioni i tetë i “Verës Kulturore Tetovare” do të realizohet konform protokolleve të parapara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia