close
Top LajmeVendi

FILIPÇE: KA VAKSINA, S`KA NEVOJË PËR FURNIZIME NGA “TORLAK”-u SERB

5F36AAC2-2412-44B4-8EF9-1109A341AC9F

MË 28 PRILL ARRIJNË 200.000 VAKSINA KINEZE


Numri i të infektuarve të rinj ulet gradualisht, por shifrat edhe më tej janë të larta dhe për këtë arsye Ministri i Shëndetësisë thotë se bëhen vlerësime në cilën formë do të vazhdojnë masat preventive pas 20 prillit, kur përfundon ora policore që është në fuqi. Maqedonisë së Veriut për momentin nuk i nevojiten furnizime të reja me vaksina, por duhet të arrijnë dozat tashmë të porositura. Nga 10 mijë vaksina Phizer priten më 19 dhe më 26 prill, shpreh bindjen Ministri Filipçe.

Pasi u vaksinuan disa mijëra të punësuar të ekspozuar ndaj rrezikut më të madh të infeksionit korona, pika më e madhe e vaksinimit në Shkup, salla sportive Boris Trajkovski, është hapur për të moshuarit e moshës 74 dhe 73 vjeç, ndërsa procesi do të vazhdojë sipas moshës së popullatës. Për momentin janë në dispozicion sasi të vogla të vaksinave Sputnik dhe AstraZeneca, si dhe 2000 doza kineze, por më 19 dhe më 26 prill priten 10 mijë doza nga Phizer dhe më vonë edhe nga burimet tjera. Tani për tani Maqedonia e Veriut nuk do të porosisë vaksinën e llojit Sputnik, e cila do të fillojë të prodhohet në Institutin për Virologji “Torlak” në Serbi.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Neve për momentin nuk na duhet asnjë porosi me vaksina sepse me planin që është dimensionuar me të gjitha marrëveshjet kemi siguruar 2 milion e 600 mijë vaksina. Bëj thirrje për durim, për mirëkuptim, vaksinat do të arrijnë dhe do të ketë për të gjithë.”

Filipçe pohoi se numri i të infektuarve të rinj me Covid-19 ulet gradualisht, sot është nën 900, megjithatë ka numër të madh të njerëzve që kanë nevojë për mjekim spitalor. Për këtë arsye festat që vijnë nuk do të jenë arsye për lehtësimin e masave dhe të orës policore pas 20 prillit, në qoftë se vlerësohet se rreziku nga pandemia nuk ulet.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Nuk do të ketë asnjë parametër ose kriter tjetër, përveç mbrojtjes së shëndetit, përkatësisht vlerësim i gjendjes epidemiologjike, e cila do të jetë arsye që masat të vazhdojnë ose të modifikohen pak. Në këtë kuptim vlerësim do të bëhet edhe gjatë fundjavës, edhe në fillim të javës së ardhshme dhe në pajtueshmëri me këtë do të vendosim.”

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë në mesin e vendeve në Evropë me shkallën më të ulët të imunizimit, me vetëm 1,51% , krahas Ukrainës, Belorusisë, Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës. Shqipëria fqinje ka shkallë prej 9,7% , Bullgaria 8,7% , Kroacia 14,7%. Serbia është në majë të listës me 43,8% të popullatës së vaksinuar, ndërsa më së miri qëndron Britania me shkallë prej 60%.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia