close
Top LajmeVendi

FILIPÇE: MASAT JAPIN REZULTATE, POR DUHET KUJDES

168239384_2655452664761750_1137606351688916364_n

ULEN INFEKTIMET E REJA ME COVID-19


Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut duke ju referuar Raportit Javor të ISHP-së, për periudhën nga 12 deri më 18 Prill, njoftojnë se për 24.3% janë ulur infektimet e reja ditore me COVID-19.

Sipas Raportit javor, në këtë periudhë kohore janë shënuar 206 raste të vdekjeve si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi apo për 25.4% më pak në krahasim me javën e kaluar.

Trendin e uljes së infektimeve të reja dhe zvogëlimin e presioneve ndaj covid-spitaleve e ka konfirmuar edhe Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe I cili pas takimit të rregullt koordinativ me Drejtorët e Klinikave të Shkupit njoftoi se është në rritje numri I pacientëve që dalin nga spitalet si të shëruar.

Për momentin sipas njoftimeve të MSH-së nëpër covid qendrat e vendit trajtohen mbi 1.640 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit në repartet infektive të Shkupit janë pranuar 68 pacientë të rinj, kurse numri I covid-pacientëve që po trajtohen në Klinikat e Shkupit është 689, shumica prej tyre me oksigjeno-terapi.

Në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të jenë në fuqi edhe për një javë masat restriktive që nënkuptojnë orën policore nga 20.00 dhe mbylljen e lokaleve. Për më 27 Prill autoritetet paralajmërojnë zbutje të masave shtrënguese dhe hapjen e lokaleve në ambiente të hapura. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia