Studentët e fakultetit të mjekësisë do të mund të inkuadrohen në spitalet më të mirë të vendit dhe të bashkëpunojnë me mjekë ekspert me ç’rast dukshëm do të mund të zgjerojnë njohuritë e tyre, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka vizituar në Tetovë Shtëpinë e Shëndetin, spitalin dhe studentët e fakultetit të mjekësisë. Duke folur për kushtet e studentëve të fakultetit të mjekësisë, Filipçe deklaroi se tashmë studentët do të mund të inkuadrohen në spitalin ‘8 Shtatori’ në qytetin e Shkupit, ku siç theksoi ai, atje do të kenë mundësi ti zgjerojnë dukshëm njohuritë e tyre.
‘Janë siguruar kushte që të arsimohen edhe në institucion tjetër shëndetësor, bisedojmë që disa muaj vazhdimisht me fakultetin e mjekësisë dhe universitetin në Shkup. Mendoj se është shumë e rëndësishme që ti hapim dyert për të gjithë studentët e mjekësisë, këtu planifikojmë edhe përfshirjen në spitale private dhe çdo kund ku janë të punësuar mjek profesionist. Studentët duhet të kenë qasje sepse nga kjo qasje do të përfitojnë pacientët.’ –tha Venko Filipçe-Ministër i Shëndetësisë.
Ministri Filipçe informoi se në fund të vitit planifikohet edhe ndërtimi i urgjencës në Tetovës, me ç’rast do të lehtësohet situata për pacientët e rajonit të Tetovës të cilët e kanë pasur të patjetërsueshme të udhëtojnë në kryeqytet. /Blerona jakupi/