close
Top LajmeVendi

FILIPÇE: VIJON TRENDI I RËNIES SË INFEKTIMEVE TË REJA

AEC49F2D-7D7D-47C8-9E0B-71CE65D355D1

NUK PËRJASHTOHET MUNDËSIA PËR MASA RESTRIKTIVE SHTESË


Edhe përskaj faktit që trendi I uljes vazhdon, sistemi shëndetësorë vazhdon të mbetet nën presion dhe nuk përjashtohen mundësitë për masa restriktive shtesë. Ministri I shëndetësisë tha se procesi I vaksinimit po zhvillohet në rregull, 30 mijë qytetarë janë vaksinuar deri në ditën e djeshme ndërsa gjithësej rreth 140 mijë janë paraqitur për vaksinim. Ai siguroi se brenda muajit pritet të arrijnë sasi të shumëta të vaksinave dhe pret që në ndërkohë edhe interesimi I qytetarëve për vaksinim të rritet.

Trendi i uljes vazhdon, kurba epidemilogjike është në rënie të vazhdueshme dhe kjo nënkupton se masat po japin rezultate. Kështu tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe duke shtuar se presioni nëpër spitale edhe pse me një nuancë më të lehtë se dje, vazhdon të mbetet I madh. Situata epidemiologjike ndiqet nga afër dhe nuk përjashtohet mundësia për masa restriktive shtesë, pas përfundimit të afatit të këtyre që janë në fuqi deri më 20 prill.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“ Me siguri do të diskutojmë në vikend dhe në fillim të javës së ardhshme do t’I përcjellim numrat dhe menaxhimin e spitaleve dhe këto janë kriteret mbi baza të të cilave kemi analizuar dhe vendosur deri më tani dhe kështu do të jetë edhe gjatë javës së ardhshme…Në pajtueshmëri me indikatorët, nëse ka nevojë, definitivisht, Po.”

Ndryshe në sallën “Boris Trajkovski” sot përfundon vaksinimi i të punësuarve në insfrastrukturën kritike, ndërsa fillon vaksinimi i qytetarëve më të moshuar. Ministri Filipçe tha se procesi vazhdon sipas përcaktimit të termineve ndërsa frekuentimi nga 700 deri në 800 në ditë, është rritur në 1000 deri në 1500 qytetarë që vaksinohen në ditë. Deri në fund të ditës së sotme do të mbeten rreth 2.500 vaksina Sputnik V, të cilat plotësohen me 2.000 vaksinat Astra Zeneka dhe 1.000 vaksinat kineze që arritën si donacion.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Nga nesër fillon vaksinimi I qytetarëve edhe më të rinj se 75 vjeçarë, që janë paraqitur në sistem, ose përmes ëeb faqes ose përmes mjekëve amë dhe ata do të marrin termine, fillimisht në Shkup, pasiqë këtu presioni është më I madh. Kjo nënkupton se të gjithë personat e moshës 73-74 vjeçare, që janë paraqitur në periudhën e ardhshme do të vaksinohen.

Sipas paralajmërimeve nga marrëveshja direkte me kompaninë Fajzer, më 19 dhe 26 prill pritet të arrijnë nga 10 mijë doza, pastaj 76 mijë doza të Astra Zenekës pritet të arrijnë deri në fund të muajit. Autoritetet presin edhe doza të vaksinave ruse dhe kineze, por sasia më e madhe që do të arrijë përnjëherë është ajo nga Kina me 200.000 vaksina, pas pranimit të të cilave siç tha ministri, do të ketë ndryshim të zbatimit të vaksinimit dhe po punohet për hapje të pikave të tjera për vaksinim që do të shtrihen në disa qytete të shtetit dhe do të jenë të ngjajshme me pikën e vaksinimit në “Boris Trajkovski”. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia