Prokurori: Ka qenë çështje e ditës kur do të ndodhte aksidenti
Në gjykatën Penale në Shkup mëngjesin e sotëm ka filluar gjykimi për aksidentin e tmerrshëm tragjik i cili ndodhi në shkurt të këtij viti në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas dëshmisë së një pjese e të punësuarve në “Durmo Turs” shefi i parkut vozitës nuk ka pasur kualifikim të duhur arsimor, pa trajnim profesional apo kurs për menaxhimin me autobusët e kompanisë. Përpos kësaj në pjesë të autobusëve janë vendosur aparate për manipulime me tahografin, të cilët, vozitësit i kanë aktivizuar dhe ndërprerë gjatë gjithë kohës për të treguar vlera tjera për shpejtësinë momentale.
Prokurori Darko Jakimovski ka konstatuar se asnjëherë nuk ka ndodhur që një autobus mos ta kalojë kontrollin teknik për shkak të parregullsive. Vetëm këtë vit janë konstatuar parregullsi tek 80 autobusë që kanë qenë në kontrolle – ka thënë ai.
Autobusi që pësoi aksidentin tragjik në afërsi të Llaskarcës nuk është dashur të jetë në qarkullim. Ka qenë çështje e ditës kur do të ndodhë ndonjë aksident me këtë autobus – ka shtuar Prokurori duke thënë se përmes kësaj ngjarjeje duhet nxjerrë mësime.
Në bankën e të akuzuarve janë ulur pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli, si dhe i punësuari i tij Remzi Miftari i cili paraprakisht ka qenë i dënuar, po ashtu inxhineri makinerik i cili më herët kishte qenë i punësuar në Kontrollin Teknik të po kësaj kompanie, Igor Gjorgjevski dhe Goran Dukovski, Jane Bovarosvski si dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski. /Klan Macedoni/