Shterjov: Vendimi për shkarkimin e Janevës është unanime
Anëtarët e Këshillit të prokurorëve publikë morën vendim unanim për fillimin e procedurës për shkarkimin e shefes së Prokurorisë Speciale publike Katica Janeva, obligim që e merr përsipër këshilli në qoftë se konstatohet punë joligjore dhe joprofesionale. Raporti do të përgatitet sot, më së voni nesër dhe do të dorëzohet në Kuvend.
Janë plotësuar kushtet për fillimin e procedurës për shkarkimin e Prokurores Speciale Publike Katica Janeva-njoftoi kryetari i Këshillit të Prokurorëve Kole Shterjov. Shterjov theksoi se vendimi është marrë pas analizave të detajuara dhe të plota të fakteve të dorëzuara nga ana e prokurores Villma Ruskoska dhe se vendimi është unanim.
“Këshilli unanimisht ka vendosur se janë plotësuar kushtet që të fillojë procedura për shkarkimin e Prokurores Publike Katica Janeva. Që ta bëjmë këtë Këshilli duhet të përgatisë raport me gjendjen e vërtetuar faktike dhe ta dorëzojë në Kuvend, që Kuvendi më tej ta vazhdojë procedurën.” – deklaroi Kole Shterjov, Kryetar i këshillit të Prokurorëve.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik theksoi se raporti për shkarkimin e Janevës do të përmbajë pjesë nga dëshmitë e të gjithëve të cilët deri tani kanë dëshmuar në Prokurori për rastin “Zhvatja”, por shtoi se janë të kufizuar se çfarë do të shkruajnë në këtë raport, me qëllim që të mos i rrezikohen hetimet.
“Duke qenë se jemi të kufizuar të japim të dhëna, emra dhe mbiemra, do të përmbajë një përfundim i cili do të pasqyrojë një pjesë të dëshmive që për ne janë të rëndësishme që Kuvendi të ketë fakte të vërtetuara që të mund më tej t’i propozojë Këshillit shkarkimin ose të mospropozimin.” –shprehet Kole Shterjov, Kryetar i këshillit të Prokurorëve.
Mandati i Kryetarit të Këshillit të Prokurorëve publik ka përfunduar, por zgjedhja e kryetarit të ri me shumë gjasë do të bëhet nesër, siç informoi Shterjov kjo në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në procedurë, sepse zgjedhja e kryetarit të ri votohet menjëherë. /Verica Dimitrijevska/