Filloi vazhdimi i dytë i seancës kuvendore për rikonstruimin e Qeverisë

Ka nisur vazhdimi i dytë i seancës së 104-të kuvendore, në rend dite të së cilës është rikonstruimi i qeverisë. Para deputetëve janë propozimet për shkarkimin e ministrave dhe zëvendësministrave në disa resore, si dhe emërimi i të rinjve.

Kuvendi duhet të shkarkojë ministrat e Shëndetësisë, Shoqërisë Informatike dhe Diasporës, Bekim Sali, Admirim Aliti dhe Xhemail Çupi dhe të emërojë Fatmir Mexhitin ministër të Shëndetësisë, Azir Aliun Ministër të Shoqërisë Informatike, Krenar Logën Ministër të Drejtësisë dhe Kaja Shukovën ministre të Mjedisit Jetësor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duhet të shkarkohen edhe zëvendësministrat e Mbrojtjes, Bujqësisësi dhe Arsimit dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshyqyr Abedini dhe Lulzim Aliu, ndërsa zëvendësministrat e rinj në Qeveri janë propozuar Tiron Jajaga për mbrojtjen, Viktorija Avramovska-Madiç për drejtësi, Maja Manoleva për shëndetësi, Vjollca Berisha për bujqësi dhe Agim Nuhiu për arsim dhe shkencë.

Seanca e njëqind e katërt filloi pardje pasdite, ndërsa më herët, paradite, Kuvendi konfirmoi dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, si dhe zëvendësministrave të shëndetësisë Vladimir Rendevski dhe të drejtësisë Agim Nuhiu. /MIA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share