close

FILLON VERA KULTURORE- GOSTIVARI 2019

Me moton “Mirë se vini Mërgimtarë” fillon Vera Kulturore- Gostivari 2019 që do zgjasë deri më 4 gusht. Ky manifestim do të promovoj diversitetin, kreativitetin, dhe do të ofrojë mundësi të pafund për ngritjen e krenarisë urbane në qytetin e Gostivarit. Aktivitete të këtilla kulturore janë organizuar në shumë qytete të vendit.

Në komunën e Gostivarit është prezentuar agjenda e aktiviteteve “Vera Kulturore- Gostivari 2019” që këtë vit mban moton “Mirë se Vini Mërgimtarë, meqë përkon me qëndrimin e bashkëatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë në mërgim. Për herë të parë do të mbahet projekti i mbështetur nga Ministria e Kulturës “The Park Festival”, si dhe aktiviteti” Fly Hike and Bike” i mbështetur nga USAID-i.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme kryetari i Gostivarit ka pritur në takim kryetarin e Hanit të Elezit Rufki Suma, ku është folur për këmbim të përvojave, për atë se çfarë si komuna mund të marrin nga njëra-tjetra. /Lulzime Ameti/