close
Kulture

FILMI “INDIANA JONES 5”, NGA 2022 NË KINEMA

11D603AA-F11D-454A-A44C-F6826290EFCD

PËRDOR SKENËN E “MISSION IMPOSSIBLE 7”


Edhe në filmin e “Indiana Jones 5” do të luftohet me nazistët. Të paktën kështu duket nga seti i xhirimit që është bërë gati në Veri të Anglisë.

Kamionë, motorë, vagonë treni janë vendosur tashmë në Veri të Anglisë, ku xhirimet nisin javën e ardhshme, pas disa shtyrjeve për shkak të COVID-19. I njëjti sheshxhirim është përdorur më parë edhe nga Tom Cruise për filmin e tij të shtatë të serisë “Mission Impossible”.
“Indiana Jones 5” pritet të dalë në kinema në vitin 2022, dhe krah 78-vjeçarit Harrison Ford do të luajnë edhe Mads Mikkelsen, 55 vjeç dhe Phoebe Ëaller-Bridge, 35 vjeç.

Mediat britanike shkruajnë që disa skena do të xhirohen edhe në kështjellën e Bamburgut, në Veri të Anglisë, një vend që sipas legjendës është i “mallkuar”.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia