close

“FILTRI” I PARË PËR KËSHILLAT E ASHMAA-së dhe RTVM-së

Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve zbuloi dhe miratoi për fazën e parë kandidatët e përbërjes së re të Këshillave të AMSHAA-së dhe të RTVM-së. Për Këshillin e parë janë paraqitur 28 kandidatë, ndërsa duhet të zgjidhen 7, derisa për të dytin janë paraqitur gjithsejt 19 kandidatë, ndërsa duhet të zgjidhen 13. Faza e ardhshme do të jetë marrja e mendimit nga Komisioni për parandalim të korrupsionit për konflikt eventual të interesave te ndonjëri nga kandidatët, në lidhje me dispozitën ligjore – të mos kenë interes pronësie ose ndonjë interes tjetër në ndonjërën nga mediat ekzistuese.

Për këto vendime, si dhe për emërimin e Aleksandar Spasovit si anëtar i Këshillit Nacional për euro-integrime në vend të Ivana Didevskës, anëtarët e Komisionit votuan unanimisht. Por, për këtë ishte i nevojshëm një pushim, përkatësisht koordinim në mes deputetëve nga partitë e ndryshme politike, pasiqë në pjesën e parë të punës së Komisionit deputetët e partive në pushtet u përballën me humbjen e shumicës, kur u votua për rendin e ditës.

VMRO-DPMNE dhe BESA mbivotuan deputetët e LSDM-së dhe BDI-së me 7 kundrejt 6 votave, gjë që shkaktoi replika dhe kundër replika, sidomos në mes deputetëve nga blloku politik shqiptar, për atë se kujt duhet t’i përkasë pozita që në këtë trup punues në Kuvend i takonte Vesel Memedit nga RDK-ja, i cili dha dorëheqje nga funksioni i deputetit pas rikonstruktimit të Kabinetit qeveritar, kur partia e tij mbeti pa pozitën e vetme të ministrit. Njohësit e çështjeve vlerësojnë se kjo d.m.th humbje e shumicës stabile për shumicën parlamentare në një nga komisionet më të rëndësishme parlamentare, që vendos për të gjitha emërimet e deputetëve, por edhe për trupat tjerë në autorizim të Kuvendit. /Biljana Georgievska/