Në kuadër të vizitës së punës në Mbretërinë e Bashkuar Kryeministri Zoran Zaev dhe Zëvëndëskryeministri Koço Angjushev morën pjesë në Forumin “Mundësitë investuese në rajonin me rritje të shpejtë”, në organizim të Fajnenshëll Tajms, dedikuar vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Mundësitë investuese në vend po hapen dhe po rriten. Agjencia Fiç e ngriti shkallën kreditore të vendit tonë nga BB në BB+ dhe kjo është ngritja e parë e shkallës kreditore të vendit pas 13 viteve. Kjo është vërtetim i cilësisë së politikave ekonomike dhe efekteve të shkëlqyeshme që ato japin”, theksoi kryeministri Zoran Zaev në panel diskutimin me kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë, Ana Bërnabiq dhe Edi Rama.
Kryeministri Zaev theksoi se Ballkani Perëndimor ka shumë dallim në krahasim me periudhën para 10 viteve, vendet sot punojnë në lidhjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, që është arsye e mirë investitorët në këtë pjesë të Evropës të shohin destinacion atraktiv për biznes. /Klan Maqedoni/