Fitorja ndaj Zvicrës, festë në Prishtinë

Flamuj kuqezi e këngë patriotike dhe në qytetet e Zvicrës

Goli i Xherdan Shaqirit dhe paraqitja dinjitoze bashkë me Granit Xhakën, kanë ngritur peshë zemrat e shqiptarëve anembanë, në Zvicër, Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë.

Festë e madhe shpërtheu në rrugët e Zvicrës pas ndeshjes me Serbinë. Ata kanë dalë me flamuj kombëtarë e makina në rrugët e Luzernës. Nuk kanë munguar as këngët patriotike.

Edhe në Prishtinë situata ka qenë elektrizuese dje në mbrëmje, pasi rrugët janë mbushur me tifozë.

Ndërsa nuk kanë munguar as reagimet e udhëheqësve dhe politikanëve të Kosovë në lidhje me elimiminim e Serbisë, që kanë përshendetur fitoren e Zvicrës me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share