close

FMD-ja AKUZA QEVERISË

Pushteti aktual pa dallime nga ai paraprak


Forumi për Maqedoni Demokratike nëpërmjet një reagimi, ka vlerësuar se pushteti aktual nuk dallon shumë nga pushteti paraprak, kur është fjala për dhënien e përgjegjësisë, korrupsionit dhe për punësimet joadekuate.

Nga Forumi për Maqedoni Demokratike thonë seshqetësuese është tendenca për veprime të paligjshme të koalicionit qeverisës në Maqedoni.

Gjurmë kryesore me udhëheqjen e shtetit, qëndrojnë dyshimet për korrupsion, nepotizëm, punësime partiake, tenderë të dyshuar dhe furnizimi i veturave luksoze, siç është rasti me Komunën e Strugës dhe gjatë këtyre ditëve me MEPSO-n. Emërohen persona në vende përgjegjëse në borde udhëheqëse dhe mbikëqyrëse në institucione shtetërore të rëndësishme, pa pasur arsimim adekuat dhe ekspertizë profesionale”, thonë nga FMD-ja.

Nga FMD-ja kanë kritikuar edhe ndryshimet ligjore në Ligjin për Prokurori Publike, ku thonë se shqetësuese janë kompromiset politike në sistemin gjyqësor dhe sundimin e së drejtës në shtet. Nga atje thonë se Qeverisë i duhet plan dhe strategji më e mirë për të luftuar shtetin e robëruar. /Klan Maqedoni/