close

FORBES SHPALLË 10 EKIPET ME MË SHUMË VLERË

Në bazë të hulumtimeve të revistës së famshme amerikane Forbes, dy skuadrat gjigante Reali Madridi dhe Barcelona në La Liga Spanjole si dhe Manchester junajted nga Premier Leaga angleze janë tre klubet e vetme të futbollit që janë përfshirë në top-10 klubet me më shumë vlerë.

Dy vendet e para nuk i përkasin futbollit. Në majë qëndron me një vlerë prej 5 miliardë dollarësh skuadra e futbollit amerikan, Dallas Cowboys, 5 herë fitues i Superbowl. Në shkallën e dytë të podiumit është një tjetër skuadër amerikane, por që i përket bejsbollit, pikërisht Nju Jork Jankess, me një vlerë 4.6 miliardë dollarë.

Ndjekin Reali i Madridit dhe Barcelona respektivisht me vlerë 4.24 dhe 4.02 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e pestë renditet skuadra amerikane e basketbollit, Nju Jork Nicks me 4 miliardë dollarë. Më pas sipas vlerës janë Mançester Junajted, Nju England Patriots, Los Angeles Lakers, Goled State Warriors dhe Nju York Giants. /Agjencitë/