Dimkovski: Vendet fqinje me humbje të mëdha, ta parandalojmë përhapjen
Një numë i madh i derrave duhej të vriten në vendet fqinjë, pasi në të pjesë të Evropës u shpërnda sëmundja e ‘gripit afrikan të derrit’. Në Maqedoninë e Veriut ende nuk është regjistruar asnjë rast, por autoritet po marrin masa, që të parandalohen dëmet ekonomike. Janë forcuar kontrollet në dogana për import të mishit të derrit.
Deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i ‘gripit afrikane të derrit në vend’, por nuk është kështu edhe në rajon. Dëme të mëdha po pësojnë fermerët në Bullgari, Romani, Moldavi, Poloni, Ukrainë dhe vende tjera, kryesisht lindore.
“Po bëjmë gjithçka që të parandalojmë këtë sëmundje, duke marrë shembull nga shtetet ku ajo është paraqitur. Janë alarmuar të gjitha institucionet. Qëllimi është që sëmundja mos të lejohet që të paraqitet aspak, sepse nëse paraqitet duhet të asgjësohet e gjithë kopeja. Deri më tani nuk ekziston vaksinë që e parandalon, por po i marrim të gjitha masat.” –tha Trajan Dimovski, ministër i Bujqësisë.
Dimkovski siguron se nuk ka rrezik për rritje të çmimit të mishit, sepse siç thotë ai, në kohë kur ekziston një sëmundje e tillë, bie kërkesa për këtë lloj të mishit.
“Në nivel global nuk pritet rritje, sepse kur rreziku paraqitet në publik do të pasojë edhe një abstenim tek konsumatorët e mishit të derrit, kështu që nuk presim rritje të çmimit.”- deklaroi Trajan Dimovski, ministër i Bujqësisë.
Gripi afrikane i Derrit nuk është e rrezikshme për njerëzit, por bie në grupit e sëmundjeve që shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike. Disa nga vendet ku u paraqit sëmundja, po shënojnë humbje deri më 300 milionë euro. /Verica Dimitrijevska/