close

FORMULA 1: FERRARI ËNDËRRON DYSHEN VETTEL – SCHUMACHER

Dy pilotët dhanë spektakël në turneun Gara e Kampionëve


Çifti i pilotëve Sebastian Vettel dhe Mick Schumacher është një dyshe që po bën të ëndërrojnë që tani fansat e Ferrarit. Pak orë pas zyrtarizimit të lajmit se djali i Michael Schumacher është pjesë e Akademisë Ferrari, dy pilotët gjermanë kanë dhënë sot spektakël në turneun Gara e Kampionëve, që u zhvillua në Mexico City.

Kjo garë u fitua nga pilotët Tom Kristensen dhe Johan Kristofferson me ekipin e “Team Nordic”. Ata fituan në garën finale me “Team Germany”, ku garonin Schumacher e Vettel. Ky turne u zhvillua në autodromin “Hermano Rodriguez”, në Meksikë.

10 vite më parë Vettel ka garuar në këtë turne edhe me Michael Schumacher, ku dolën fitues. Ndërsa tani, 4 herë kampioni i botës garoi me Mick, djalin e ikonës së Formula 1. /Agjencitë/