close
Sport

FORMULA 1: FITON HAMILTON PARA VERSTAPPEN DHE BOTTAS

376726AE-D85C-4980-8057-D84B4B9F52D0

PËR FERRARIN NUK ISHTE NJË GARË E MIRË


Piloti Lewis Hamilton, me Mercedesin të tij, doli fitues në Grand Prix në pistën Portimao  të Portugalisë, që ishte  gara  e tretë të Kampionatit Botëror Formula 1 të edicionit 2021. Në pozitën e dytë doli Max Verstappen me Red Bull, ndërsa vendi i tretë i takoi Valtteri Bottas me Mercedes.

Gara e Portimao tregoi se edhe pse me disa përmirësime Ferrari ka ende mjaft limite kërë sezon. “Kokëkuqja” u klasifikua në vendin e 6-të me Charles Leclerc dhe në të 11-in me Carlos Sainz, një rezultat zhgënjyes për makinën italiane.

Nuk ishte një garë e mirë për ne. Ndoshta sepse tentuam më shumë se sa janë mundësitë tona dhe gabuam. Në fakt, edhe provat zyrtare nuk ishin shumë të mira dhe kjo ndikoi në garë. Me gomat e mesme makina nuk ishte e shpejtë”, tha Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit.

Jam i zhgënjyer, pasi për një moment isha i katërti dhe më psa përfundova i 11-ti. Nuk ishte ky rezultati që prisja, por mbeta i zhgënjyer edhe nga gomat. Duhet të kuptojmë se çfarë ndodhi dhe të punojmë për ta zgjidhur këtë ngërç”, tha Carlos Sainz.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia