close

FORMULA 1: GARA E RADHËS MË 12 MAJ NË SPANJË

Bottas dhe Hamilton kryesojnë renditjen


Formula 1 vazhdon të mbetet një nga sportet më atraktive në botë. Ndërkohë edhe këtë sezon po vazhdon dominimi i Mercedes, me dy pilotët e kësaj skuadra që kryesojnë listën e më të mirëve.

Valteri Bottas dhe Lewis Hamilton renditen në pozitën e parë dhe të dytën, respektivisht me nga 87 dhe 86 pikë. Dyshja ndiqet nga piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel me 52 pikë dhe ai i Red Bull, Max Verstappen me 51 pikë.

Gara e radhës zhvillohet më 12 maj në Spanjë, rekordin e kësaj  piste e mbanë Daniel Ricciardo, skuara më e suksesshme është Ferrari, ndërsa fituesi i fundit është Luis Hamilton. /Agjencitë/