Formula 1: Max Verstappen fiton garën në Australi

Gara e Australisë në Formula 1 ka qenë një spektakël i vërtetë në fillimin e sidomos në fundin e saj, ku disa aksidente që ndodhën në pistë e bënë atë të paparashikueshme. Në fund trumfoi Max Verstappen me Red Bull, që korri fitoren e dytë sezonale dhe kryeson renditjen provizore.

I dyti u klasifikua Lewis Hamilton me Mercedes, në podiumin e parë sezonal, ndërsa i treti u rendit Fernando Alonso me Aston Martin (gara e tretë radhazi që e mbyll në këtë pozicion). Një tjetër garë për t’u harruar për Ferrari, me Leclerc që doli jashtë piste ndërsa Sainz u penalizua me 5 sekonda si fajtor për aksidentin e tretë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gara nis jo mirë për holandezin, që gaboi në start, por pas flamurit të parë të kuq, në xhiron e 12-të, arrin të rikuperojë kreun dhe nuk e lëshoi atë deri në fund. Starti i garës ishte një zhgënjim edhe për Charles Leclerc (Ferrari), që del jashtë pas një kontakti dhe e mbyll atë që pas disa kthesash.

Më pas, gara bëhet monotone, me pilotët që ruajnë pozicionet e tyre, duke ruajtur edhe gomat e forta deri në fundin e saj. 5 xhiro nga fundi, një aksident i Magunssen me Haas, që përlaset me muret mbrojtëse, bën që gara të ndalet sërish, pasi valëvitet flamuri i kuq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share