close

FORMULA 1: MERCEDES DOMINON NË KINË

Hamilton fitoi garën nr.1000 të F1


Piloti britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Kinës, gara numër 1000 në historinë e Formulës 1. Në pozitën e dytë ishte  shoku i  tij  i skuadrës Valtteri Bottas ndërsa në të tretin  piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, i katlrti  doli Max Verstappen me makinën e Red Bull, ndërsa i pesti Charles Leclerc me Ferrarin

Kjo është fitorja e tretë radhazi e Mercedesit në 3 garat e para të sezonit, duke treguar se edhe ky sezon nuk do të ketë histori. Pas këtij triumfi, Hamilton ngjitet në krye të renditjes me 68 pikë, 6 më shumë se Bottas. Në tri garat e zhvilluara deri më tani, dy pilotët e Mercedes kanë siguruar gjithnjë dy vendet e para, duke konfirmuar dominimin e makinës gjermane. Mercedes kryeson renditjen e konstruktorëve me 130 pikë, ndërsa Ferrari ka 78. Gara e radhës së Botërorit më 28 prill, në Azerbajxhan. /Agjencitë/