close

FORMULA 1: MICHAEL SCHUMACHER SOT MBUSH 50 VJET

Njëri nga sportistët më të mëdhenjë që njeh historia, Piloti i Formula 1, gjermani Michael Schumacher sot mbush 50 vjet.

Shtatë herë kampioni i Botës në Formula 1, gjysmën e shekullit të jetës së tij e pret në shtrat duke u shëruar. Ai po trajtohet me kujdes pas aksidentit të rëndë që pësoi në vitin 2013 duke skijuar në alpet franceze. Gjendja e Schumacherit nuk dihet zyrtarisht, por sipas raportove thuhet se ai tashmë ka filluar të ecë.

Ai në karrierën e tij ka garuar për Jordan, Benetton, Ferrari dhe Mercedes, por tani ndodhet në një gjendje që as familjarët nuk do të donin të shihnin, por sytë ende vazhdojnë të mbeten hapur, ashtu si zemra. Schumacher në karrierën e tij  ka fituar 7 Kupa Bote, 91 Çmime të Mëdha, 68 Pole Position, por edhe 155 herë në podiume dhe 77 xhiro më të shpejta. /Agjencitë/