Cerar: Sllovenia është për zgjerimin e BE-së, por me standarde evropiane
Zhvillim i qëndrueshëm në botë, nga aspekti ekologjik deri te ai ekonomik, është në fokus të forumit të sivjetshëm strategjik që filloi në Bled, Slloveni, me pjesëmarrjen e dhjetëra udhëheqësve politikë dhe të biznesit si dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare. Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe ministrja e Mbrojtjes dhe ai i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Radmilla Sheqerinska dhe Nikolla Dimitrov, të cilët përveç pjesëmarrjes në panelet për NATO-n dhe evropeizimin e Ballkanit Perëndimor, do të kenë edhe takime bilaterale, në mes tjerash edhe me përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin, Metju Palmer.
Për sfidat kyçe në botë, në tema të ekologjisë, zhvillimit të qëndrueshëm deri te të drejtat e njeriut, evropeizimi dhe sfidat e reja për NATO-n, sot dhe nesër në qytetin turistik Bled debatojnë një numër i madh i politikanëve, përfaqësues të biznesit dhe të organizatave joqeveritare, të ardhur nga vende të ndryshme dhe organizata ndërkombëtare. Në Forumin e 14-të strategjik në Bled, shefat e pranishëm të shteteve dhe qeverive, ministra, njerëz të biznesit dhe ekspertë nga Irani deri në Nigeri, nga Ballkani dhe Evropa deri në Shtetet e Bashkuara, sipas mikpritësve do të kërkohen zgjidhje përmes diskutimit të gjallë dhe gjithëpërfshirës.
“Për atë si të mbahet planeti i pastër, i sigurt dhe si të zhvillohet multikulturalizmi.” –tha Miro Cerar, Ministër Punë të Jashtme i Sllovenisë.
Për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian, ku Sllovenia u anëtarësua që në vitin 2003, e para nga republikat ish-jugosllave, Cerar e përsëriti mbështetjen e Lubljanës zyrtare për kyçjen e vendeve kandidate nga Ballkani perëndimor, por me plotësimin e standardeve evropiane.
“Duhet të plotësohen kushtet, vendet vetë t’i plotësojnë obligimet e tyre, dhe t’i plotësojnë standartet e njëjta që respektohen në Bashkimin Evropian.” – deklaroi Miro Cerar, Ministër Punë të Jashtme i Sllovenisë.
Për këtë temë me nikoqirin e tij, në margjinat e forumit, ka biseduar edhe shefi i diplomacisë i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, ku siç njoftohet janë shkëmbyer mendimet për ndodhitë politike në vend, por edhe për rëndësinë e sundimit të së drejtës si mbrojtje e procesit të integrimit.
“Tregimi slloven për suksesin evropian është shembull për procesin e zgjerimit në tërësi. Sllovenia ka qenë e para, ai kontekst dhe frymëzim që në të aspirojmë më lart që t’i arrijmë idealet tona evropiane.” –shprehet ministri i Punëve të Jashtme i RMV, Nikolla Dimitrov.
Dimitrov dhe ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska, e cila në forumin në Bled do të mbajë fjalim në panelin për sfidat e ardhshme të NATO-s, pritet që të takohen edhe me përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-vë për Bllkanin, Metju Palmer. Në agjendën e tij është edhe takimi me ministrin serb për Punë të Jashtme Ivica Daçiq, i cili siç raportojnë mediat lokale ka vlerësuar se administrata amerikane e ka ndryshuar qasjen e saj ndaj zgjidhjes së mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës me qëllim që të arrihet kompromis. Liderët rajonalë në Bled pritet që të takohen edhe me shefin e ardhshëm të diplomacisë evropiane, spanjollin Zhosep Borel, pasardhës i Federika Mogherinit në këtë pozitë. /Biljana Georgievska/