close
Top LajmeVendi

FRANCA E REZERVUAR PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE

aa-50

Për ministren franceze për çështjet europiane, Natali Luazo, Franca nuk është ende gati t’i thotë po hapjes së negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. E pyetur rreth vizitës së saj në Maqedoninê e Veriut, ministrja Luazo ështê shprehur, se Franca do jetë shumë më prezente nê Ballkan sesa vitet e shkuara për tê ndihmuar për reformat e integrimit. Por sipas saj nuk duhen përshpejtuar negociatat e anëtarësimit.

“Do vizitoj Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Jam e lumtur që do shkoj në Maqedoninê e Veriut pas zhvillimeve tê fundit shumë pozitive. Eshtê e rëndësishme që të shkoj në këto vende që kanë një perspektivê europiane, pasi ato kanë një histori, gjeografi dhe kulturë europiane. Kjo nuk do tê thotë, që duhen pêrshpejtuar negociatat. Duhet që së pari Europa të reformohet dhe këto vende tê shkojnë nê drejtimin e duhur. Por, nëse u themi, që të shkojnë në këtë drejtim, duhet t’i shoqërojmë. Kjo ështê ajo që do bëj, duke siguruar që Franca do jetë më prezente nê Ballkan sesa vitet e shkuara.” –deklaroi Nathalie Loiseau, Ministre franceze për Çështje Europiane.

Këtë deklaratë, ministrja Luazo e bëri në fillim të takimit të punëve tê jashtme tê Bashkimit Europiian, të mbledhur në Bruksel për tê diskutuar mbi problemet e shtetit ligjor në Poloni dhe Hungari, Brexit dhe përgatitjen e samitit e liderëve europianë të marsit. Ky ështê qëndrimi që Franca ka mbajtur edhe në takimin e ministrave tê jashtëm në qershor të 2018, që mbetet deri tani i pandryshuar. /Erisa Zykaj-Bruksel/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia