close

FRANCË: ARRESTOHEN 44 PROTESTUES

Rreth 44 persona u arrestuan gjatë protestave të “jelekëve të verdhë” që u mbajtën të shtunën në të gjithë Francën, për të 15-ën javë me radhë. Në mbarë vendin në rrugë dolën 46.600 protestues.

Gjatë protestave pati edhe trazira gjatë të cilave demonstruesit shkatërronin objekte, plaçkisnin dyqane, digjnin makina dhe kontejnerët e mbeturinave ndërsa policia u detyrua shpesh të përdorte forcën. /Agjencitë/