close

FRANCË: ARRESTOHET MICHEL PLATINI ISH-PRESIDENT I UEFA-s

Ish-presidenti i UEFA-s Mishel Platini është arrestuar në orët e hershme të së martës, për shkak të vendimit për t’ia dhënë Katarit të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror 2022. Platini është dërguar në paraburgim të martën në mëngjes, si pjesë e hetimit për dhënien e Kupës Botërore në Katar. Ai thuhet se është marrë në pyetje në ambientet e Zyrës Anti-Korrupsion të Policisë Gjyqësore.

Pas arrestimit të ish-kryetarit të UEFA-s, mediat botërore raportojnë se Katarit mund t’i merret e drejta e organizimit të Kampionatit Botëror 2022 dhe t’i jepet Anglisë në vend të saj, pasi Mishel Platini u arrestua sot në Francë për shkak të vendimit për këtë turne.

Legjenda franceze 63 vjeçari Mishel Platini, në krye të UEFA-s, u zgjodh në vitin 2007 dhe shërbeu si president deri në vitin 2015 kur u ndalua nga Komiteti i Etikës i FIFA-s për një seri shkeljesh. Katari u emërua si pritës i Kupës Botërore në dhjetor 2010, por ka pasur një numër të polemikave në lidhje me përshtatshmërinë e vendimarrjes. /Agjencitë/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!