close

FRANCË: AUTORITETET BËJNË APEL PËR QETËSI

Autoritetet franceze kanë apeluar për qetësi pasi trazirat shpërthyen të shtunën në Francë nga “jelek-verdhët”. Sipas ministrit të Brendshëm, në demonstrata kanë dalë rreth 50,000 vetë në qytetet si Paris, Bordo dhe Marsejë.

Dhunë u raportua edhe në Montpellier dhe Troyes, ku demonstruesit u përpoqën të hynin në prefektura dhe në Avignon, ku disa prej tyre tentuan të hynin në Gjykatën e Drejtësisë. Protestat filluan për shkak të pakënaqësisë së shoferëve me rritjen e çmimit të naftës. /Agjencitë/